Nga Ylli Pata

Dita e sotme ka qenë një frenezi në rritje të një interaktiviteti influencerash në lidhje me përpasjen e krijuar nga urdhëri i kryebashkiakut Veliaj për delegim kompetencash.

Në këtë frenezi kishte mjaft ironi, kritika, por dhe mjaft sinjale opozitare. Të cilat, në një farë apo disa farë mënyrash po kërkonin apo bënin thirrje që lali, t’i bëjë naftën Edi Ramës, duke thënë se ai shtë fajtori i burgosjes së tij.

E gjitha kjo është e pritshme. Për opozitën, rasti Veliaj është një zhvillim i rëndësishëm e i bujshëm. Madje i kërkuar me ngulm, ku për të thuhen shumë legjenda e shumë akuza, ku ka pasur një zhvillim centrifugal i të gjitha palëve në lojë.

Është krejt normale, dialektike dhe e logjikshme që jo vetëm opozita, po kushdo ta shfrytëzojë një rast të tillë për të nxitur e të krijuar zhvillime të reja e të vrullshme.

Për opozitën, ky është një rast i artë. Një opozitë normale në të gjithë botën do ta shfrytëzonte për të fituar konsnsus të madh në palët e palineuara të elektoratit, në të ashququajturin elektorat gri. Por a mund ta bëjë PD këtë?

Natyrisht që jo, sepse ka disa dosje të hapura dhe të tjerë që priten të hapura për liderët e saj nga SPAK. E ku reagimi ka qenë i egër dhe armiqësor.

Ç’ka çdo përfitim i një ngjarje homologe nga ana tjetër nuk i siguron përfitimin tek ajo pjesë e paangazhuar.

Por në realitet, opozita përkatësisht PD e Berishës, nuk ka objektiv një dyhapësh drejt elektoratit gri.

Ajo uron një çarje të masës së votuesve socialistë, siç ndodhi në 2005-n me LSI-në që të krijojë një situatë së paku të paqartë, në mos fituese pas 11 majit.

Sot jo vetëm që nuk jemi në këtë rast, por ka shumë gjasa që rasti Veliaj të prodhojë një efekt të kundërt, pra një mobilizim më të madh. Që duket edhe në sondazhet e fundit.

Nëse në ditët e javët e parave, pati një lloj efekti hutimi, aktulisht kjo fazë është kaluar. Por nëse SPAK do të ketë së shpejti një hetim nga ana tjetër, si do të ishte reagimi?

Pikërisht kjo është çështja, pasi do të rinisë loja e sulmit dhe shantazhit të njohur.