Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka bërë një rrëfim të fortë, duke treguar për herë të parë se ka qenë viktimë e dhunës fizike nga ish-partneri i saj, me të cilin ishte në një moshë. Tahiri ka treguar se ish-partneri i saj ishte djali i një funksionari të lartë politik në Maqedoni dhe se për shkak të kësaj fatkeqësie ajo u njoh me burrin e saj aktual, i cili ishte avokati që e mbrojti nga dhunuesi. “Unë kam qenë me dikë të moshës time. A më ka pyetur dikush se si më ka trajtuar ai? Ose pse jam ndarë? Nuk jemi përshtatur, ndoshta ka pasur dhunë ndaj meje. Kam qenë 19 vjeçe, ka qenë shumë e vështirë dhe nuk i kam treguar as familjes. I vetmi person që i kam treguar ka qenë avokati im, i cili sot është burri im. Dhe mua askush nuk më është ndalur të më pyesë: ‘Prit, pse?’ Ai ka qenë krah për mua në çdo aspekt.,” tha ajo. Adelina tha se askush nuk është ndalur për ta pyetur për të kaluarën e saj, por paragjykimet nuk kanë munguar për martesën e saj me një burrë maqedonas dhe më të madh në moshë. “Paratë sot janë shumë të lehta për t’u bërë, nuk kam pasur nevojë për një njeri për para. Kam dalë hapur dhe kam treguar se kush është burri im, ndryshe nga shumë këngëtare të tjera,” shtoi ajo. Duke folur për raportin me bashkëshortin, Tahiri tha se ai ka qenë krah i saj në çdo hap dhe se edhe nëse ndahen, do të ndahen me paqe. “Sot jetoj shumë e lumtur, dhe edhe nëse do të ndahesha, do të ndahesha me paqe me burrin tim, sepse kam me kë të bisedoj. E shoh përballë dhe flas me të. Por dhunën nuk e pranoj në asnjë mënyrë. Kam pasur të bëj me një person, babai i të cilit ka qenë funksionar shumë i madh politik, dhe e kam pasur shumë të rëndë. Jam gjykuar pa arsye“. Kur u pyet përse nuk ka folur më parë, ajo tha: ‘Nuk kisha dashur të flas sepse nuk dua të përmend emra. Nuk është situata dhe momenti i duhur. Ndoshta dikur në jetë do ta them, por tani jo’. “Ka të bëjë me korrupsionin, me pozitat dhe këto lloj gjërash. Por unë nuk kam dhënë dorëheqje. Deri në muajin e nëntë të shtatzënisë kam shkuar deri në fund.”, u shpreh ajo në T7, transmeton insajderi. Ajo u bëri thirrje njerëzve të ndalin paragjykimet dhe komentet negative, duke theksuar se askush nuk e di se çfarë fshihet pas një fotografie në rrjetet sociale. “Megjithatë, gjithmonë kam dalë e buzëqeshur dhe shumë e fortë. Edhe kur kam qenë shtatzënë, më kanë gjykuar pa fund: ‘Ke bërë fëmijë me këtë, me atë… do ta mbysim fëmijën!’ Pse po gjykoni? Prandaj, nuk duhet të ulemi në Instagram dhe TikTok vetëm për të bërë komente negative. Mos e bëni, sepse nuk e dini kurrë çfarë fshihet pas asaj fotografie.”, tha ajo.
Adelina Tahiri trondit me deklaratën: Kam qenë viktimë e dhunës, burri im më mbrojti nga ish-partneri
Deklarata e minutave të fundit, Trump: Irani është tërhequr nga plani ekzekutimeve
Një deklaratë e presidentit amerikan Donald Trump vjen në orët e fundit, pas një mbledhjeje të zhvilluar në Zyrën Ovale, ku ai u ndal...
Bjorn Ruma: Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA
Sot qarkulloi në media lajmi se SHBA do të pezullojnë për një periudhë të pacaktuar përpunimin e vizave të emigracionit për shtetasit e 75...
“E ndava mendjen kur u futa brenda…”, Ilir Vrenozi flet pas largimit nga shtëpia...
Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni.
Ai tregoi arsyet se përse vendosi që këtë eksperiencë...
Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar të PS, zbardhet agjenda
Nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, të premten në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave, do të mbahet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë...
DASH shpjegon zyrtarisht cilat shtete penalizohen nga pezullimi i vizave, mes tyre dhe Shqipëria:...
Departamenti i Shtetit Amerikan njoftoi se do të ndalojë përkohësisht përpunimin e vizave për emigrantë nga 75 vende, mes tyre dhe Shqipëria, duke argumentuar...
1.1 milion euro Kuvendi luksoz i Rithemelimit: A është hetimi pasuror i Berishës edhe...
Pak ditë më parë, Berisha u shfaq i tensionuar në daljen e tij nga Prokuroria e Posaçme, ku pranoi që SPAK ka nisur një...
Napoli nuk zhbllokohet as ndaj Parmës, vjen barazimi i tretë radhazi
Sfida e javës së 16 të Serie A mes Napolit dhe Parmës, por që ishte shtyrë për shkak të Superkupës së Italisë, nuk ka...
Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 15 janar 2026
Dashi
Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te reja me partnerin tuaj dhe...
Gjimshiti i paprekshëm, klubi mund të sakrifikojë yllin e skuadrës
Berat Gjimshiti po shndërrohet në figurën kryesore të mbrojtjes së Atalantës këtë sezon. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka fituar besimin e trajnerit Rafaele Paladino,...
“Kemi një doktor Sulltan, por që është grua”, Rama: Inteligjenën Artificiale po e përdorim...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka bërë një transformim të thellë në ofrimin e shërbimeve publike përmes teknologjisë digjitale dhe Inteligjencës Artificiale, gjatë...




















