Arben Malaj i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila tha se Sali Berisha është si prindi që e rrit dhe e vret fëmijën e tij, duke bërë kështu një paralelizëm me kryetarin e opozitës dhe partinë demokratike.
“Sali Berisha është si ai prindi që e rrit fëmijën e në fund e vret. Njësoj ka vepruar edhe ai me PD. Kam folur me një kolege brenda PD, ku e kam pyetur a mund të ndërmjetësoni ju me Sali Berishën për një hap pas? Rezulton që jo, Berisha nuk bën asnjë hap pas.