Vëllai i Kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj, në një njoftim publik ka sqaruar arsyet e financimit prej tij të studios së njohur ligjore amerikane.
“Unë jam Arbër Veliaj, një sipërmarrës me një përvojë 19-vjeçare në biznes, me të ardhura plotësisht të ligjshme, të cilat burojnë nga aktiviteti im tregtar i zhvilluar për gati dy dekada, në pavarësi të plotë nga im vëlla, Erion Veliaj”, deklaroi Arbër Veliaj.
Gjatë këtyre viteve, sqaron ai, ka ndërtuar një portofol të suksesshëm klientësh ndërkombëtarë, duke punësuar mbi 80 vetë dhe duke i paguar shtetit shqiptar të gjitha detyrimet, si një taksapagues i rregullt e një kontributor në zhvillimin e sektorëve ku operoj.
Në këtë kontekst, sqaroj publikisht se jam unë garanti financiar për angazhimin e një studioje ligjore amerikane, e cila do të sigurojë konsulencën dhe strategjinë për mbrojtjen juridike të vëllait tim, dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranes, Erion Veliajt. Ky veprim perveçse ne lidhjen time të pandashme me tim vëlla, bazohet në bindjen time të plotë për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtës dhe të së vërtetës”, përfundon sqarimin e tij Arbër Veliaj.
Deklarata e plotë
Unë jam Arbër Veliaj, një sipërmarrës me një përvojë 19-vjeçare në biznes, me të ardhura plotësisht të ligjshme, të cilat burojnë nga aktiviteti im tregtar i zhvilluar për gati dy dekada, në pavarësi të plotë nga im vëlla, Erion Veliaj.
Gjatë këtyre viteve, kam ndërtuar një portofol të suksesshëm klientësh ndërkombëtarë, duke punësuar mbi 80 vetë dhe duke i paguar shtetit shqiptar të gjitha detyrimet, si nje taksapagues i rregullt e një kontributor në zhvillimin e sektorëve ku operoj.
Në këtë kontekst, sqaroj publikisht se jam unë garanti financiar për angazhimin e një studioje ligjore amerikane, e cila do të sigurojë konsulencën dhe strategjinë për mbrojtjen juridike të vëllait tim, dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.
Ky veprim përveçse ne lidhjen time të pandashme me tim vëlla, bazohet në bindjen time të plotë për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtës dhe të së vërtetës.