Akademik Artan Fuga, ka komentuar zhvillimet e fundit ndërkombëtare.
“Kur shkrova përpara dy javësh se në planin ndërkombëtar dhe të brendshëm në vend priten gjëmime, disa propagandistë dylekësha çfarë nuk thanë: Kush je ti more babavanga që e di?
Por, nuk ka nevojë të hedhësh fall, jo. Puna është se ne nuk kemi institute kërkimi shkencor në shkenca politike dhe gjeopolitikë.
Nuk kemi edhe në shkenca të tjera sociale, marrin lekët kot! Jo se nuk ka njerëz të zotë, por lubia politiko-burokratike e ka kapur drejtimin e tyre për fyti!
Ne kemi propagandistë që përsërisin fraza pa kuptim.
I shihni gjëmimet? Po? Jooo, nuk i dëgjoni mirë! Ato lidhur me Ukrainën janë ende larg. Do të vijnë fare afër.
Ca merren me skenat në zyrën ovale. Pse çfarë e dini politikën ndërkombëtare ju? Takim lejsbikesh: :)) që në qejfin e tyre përkëdhelin vithet e njëra tjetrës!
Është e ashpër, e egër, cinike marrëdhënia ndërkombëtare. Më i forti sundon dhe shkel me këmbë më të dobtin. Kur shfaqet hapur kjo xhungël edhe budallai ta kuptojë. Por, ca nuk duan ta kuptojnë!
U la Ukraina pasi u fut në qorrsokak!