Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç ka akuzuar qeverinë serbe për shfrytëzimin e serbëve të Kosovës për interesat e tyre personale. Rashiç në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, foli edhe për protestat në Serbi, ku tha se ato janë një pasqyrim i revoltës jashtëzakonisht të madhe që ndjejnë qytetarët. Më tej ai tha se ajo që po ndodh në Serbi është me të vërtetë një pasqyrim i revoltës jashtëzakonisht të madhe që ndjejnë qytetarët, qofshin studentë, nxënës të shkollave të mesme apo vetë qytetarë.
“Një qeveri dhe autoritete radikale autoktone janë njerëz të paskrupullt, që janë gënjeshtarë dhe manipulues, që duan t’i shfrytëzojnë serbët e Kosovës për interesat e tyre personale. Kjo do të thotë se ata i përdorin serbët e Kosovës si mekanizëm menaxhues, një mekanizëm që ndonjëherë është përdorur edhe si element për destruktivitet, jo për konstruktivitet. Ata nuk duan që ne të kemi një integrim të plotë apo jetë të harmonishme në Kosovë, por pikërisht të kundërtën e kësaj.
Kështu që kjo është ajo që unë do ta quaja një sekuencë natyrore rrethanash për qeverinë e Beogradit që në fund do të rezultojë që ajo qeveri, ai pushtet në krye me Vuçiçin, të ikë prej jetëve tona, sepse kanë shkaktuar dëmin më të madh dhe pikërisht po u shkaktojnë serbëve të Kosovës, teksa shpesh thonë se gjasme po i mbrojnë”, ka thënë Rashiç.
Nga ana e tij, në konferencë, kryeministri Albin Kurti theksoi se Kosova nuk do të lejojë më që zgjedhjet të manipulohen nga Beogradi dhe se institucionet e vendit do të vazhdojnë të punojnë për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike për të gjithë qytetarët.