Avokatët kërkuan edhe largimin e Prokurorit Dado nga çështja, duke hedhur dyshime se mosdorëheqja e tij mund të lidhet vërtet me ndonjë inat personal të tij ndaj Veliajt.

“Unë mund të sjell plot shembuj për inaktivitetin e këtyre institucioneve. Ajo që është më e rëndësishmja, është edhe nga ngjarjet e fundit, që edhe këto institucione nuk kanë kontroll dhe mungesa e kontrollit, sjell supremaci abuzive. Në këtë aspekt, ne jemi në pritje. KLP dhe ILD duhet të vihen menjëherë në lëvizje për të sqaruar këtë situatë. Unë nuk e kuptoj, përse duhet të jetë një prokuror me çdo kusht në një çështje? E vënë në pozita shumë kompromentuese këtë prokuror, pse duhet të jetë ky në këtë çështje? “Ke këto pretendime, unë po iki” – sepse ti, nëse ke prova, e ndjek një prokuror tjetër, analizohen dhe gjykohet çështja. Në këtë moment unë kam të drejtë të them që do të nxjerrë inat ose ka konflikt, për një arsye apo një tjetër”, tha njëri nga avokatët, Maks Haxhia.