Barcelona mundi 4-1 Gironan, në ndeshjen e La Liga. Katalanasit kaluan në epërsi në minutën e 43-të, me Ladislav Krejci që ishte i pafat, pasi dërgoi topin në portën e tij, duke devijuar një goditje të Yamal.

Mysafirët ia dolën që të barazonin me Danjumën, me një gjuatje nga brenda zonës. Dopieta e Lewandowskit, i siguroi Barcelonës 3 pikët, në këtë takim të rëndësishëm. Pati kohë edhe për një gol të Torres, në fund.

Ekipi i Flick ka grumbulluar 66 pikë, 3 pikë më shumë se Real Madrid.