Qeveria e re ne Kosove duhet te jete nje qeveri e qendrushme dhe ne gjendje te bashkepunoj. Keshtu ka deklaruar shefi i zyres se BE ne Prishtine, Aivo Orav ne nje dalje per radio televizionin 21 ne Kosove.
“E shohim që formimi i qeverisë së re ne Kosove po merr kohe.. Ne e kuptojmë plotësisht. Shpresojmë shumë që qeveria e re do të jetë një qeveri e qendrushme që do të jetë në gjendje të bashkëpunojë me nderkombetaret ne menyre qe te levizim perpara.” Orav ka folur edhe për vizitën në Kosovë të emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
“Përfaqësuesi i ri i Posaçëm i Bashkimit Evropian, Peter Sorensen u emërua pak më shumë se një muaj më pare dhe vizita e tij e parë në rajon ishte Kosova. Po, në fillim të javës ai ishte këtu për tre ditë dhe ishte më shumë per te degjuar lideret politik, u takua me OJQ-të, u takua me komunitetin e biznesit. Udhëtoi nëpër Kosovë për të mësuar saktësisht se çfarë mund të bëhet. Ai nuk erdhi këtu me ndonjë ofertë apo propozim, sepse tani duhet të shkojë gjithashtu në Beograd për të parë se çfarë presin ata dhe pastaj të përgatisë hapat e tij të ardhshëm.”
Bashkepunimi i qerverise Kurti me nderkombetaret ka qene problematik, madje per shkak te qendrimeve te pakoordinuara me perendimin, qytetaret e Kosoves vuajne ende sot sanksionet e BE-se.