Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë e Partisë Socialiste në Elbasan. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Rama tha se sa më poshtë të shkojë PD në zgjedhjet e 11 majit, aq më mirë është, shkruan A2 CNN.

Kryeministri tha gjithashtu se Bashkimi Europian po kërkon ta marrë Shqipërinë brenda Unionit dhe sipas tij, këtë mund ta realizoj vetëm PD. Për t’i dhënë rëndësinë e duhur 11 majit, Rama tha se kampionati kombëtar është i fituar padiskutim nga PS, por shtoi se në këto zgjedhje luhet për Champions League.

“Natyrisht që dikush mund të thotë ‘çtë duhet ty me ne, po qan hallin ti që PD po shkon poshtë e më poshtë?’. Nuk e qaj hallin e kësaj fare unë. Sa më poshtë të shkojë, edhe më mirë është. Poshtë fare, mirë fare. Por këtë herë, si asnjëherë më parë, mua më duhet kjo si për diçka tjetër.

Më duhet kjo për atë mesazh që populli shqiptar do i japi 27 vendeve anëtare të BE-së dhe Brukselit ku është qeveria e Europës, si shprehje të një vullneti që është më i madh se shumica aritmetike e PS-së, për të mbyllur negociatat deri në 2027 dhe për t’u bërë anëtare të BE-së. Nuk është e rastit, as për arsye thjesht që hajde të fitojmë ndeshjen këtu brenda, sepse në 11 maj ne nuk luajmë në kampionatin kombëtar.

Kampionati kombëtar nuk ka diskutim. Në 11 maj ne luajmë edhe Champions Leaguen. Dhe vendosja e të dy flamujve me 5 që i bashkon, është një mënyrë për t’i thënë të gjithëve ‘dëgjoni, në 11 maj është një moment historik, si asnjëherë më parë deri më sot, që kur ne kemi marrë rrugët dhe kemi ulëritur rrugëve e duam Shqipërinë si gjithë Europa dhe jemi ndarë nga regjimi komunist’. Janë bashkuar yjet e fatit, fati ynë me fatin e Europës dhe nuk jemi vetëm në që dëshirojmë sa më parë të hujmë në BE, por është edhe BE që dëshiron të na marrë sa më parë brenda saj”, tha Rama.