BE përgjigjet me tarifa doganore shtesë për produktet amerikane si uiski dhe motoçikletat. Kjo pason tarifat doganore të SHBA për çelikun dhe aluminin që hynë në fuqi sot.

BE ka njoftuar një përgjigje të qartë ndaj tarifave doganore të SHBA për çelikun dhe aluminin që hynë në fuqi sot. Si hap i parë, dogana shtesë do të vendosen për importet e produkteve amerikane si uiski, motoçikleta, varka, xhinse dhe gjalpë kikiriku duke filluar nga prilli.

Këtë e bëri të ditur Komisioni Evropian në Bruksel. Kundërmasat e reja do të pasojnë nga mesi i prillit, pas konsultimit me shtetet anëtare të BE. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi: “Bashkimi Evropian duhet të veprojë për të mbrojtur konsumatorët dhe bizneset.” Kundërmasat që po ndërmerren janë të forta, por proporcionale.”