Nejmar mund të rikthehet në Barcelonë. Këto janë lajmet e fundit që po qarkullojnë në Spanjë vetëm pak muaj pas rikthimit të tij te Santos, klubi ku hodhi hapat e para si futbollist profesionist.

Sipas asaj që shkruan Marca, braziliani ka dy arsye të forta pse po e mendon seriozisht rikthimin të katalanasit. Largimi i tij nga Barcelona te PSG nuk e lejoi të arrinte objektivat që kishte vendosur në karrierën e tij.

Nëse do të kishte qëndruar aty, mbase me shumë gjasa do të fitonte më shumë. Ai kaloi me fanellen katalanase periudhën e artë në karrierën e tij dhe nëse çdo gjë do të shkonte sipas planit, Nejmar mund të hidhte kanditaturën e tij për të fituar Topin e Artë, një ëndërr e madhe e parealizuar nga futbollisti 33 vjecar.

Sipas gazetës spanjolle, Nejmar është ende në kohë për të ndryshuar diçka, ndërsa arsyeja e dytë lidhet me faktin që lojtari kërkon të jetë në formë për Kupën e Botës 2026, e cila me shumë gjasa do të jetë e fundit për të, dhe mënyra e vetme për të kapur formën e tij më të mirë është të luajë në një kampionat elitar

Rikthimi i tij nuk duket aspak i lehtë, kjo jo vetëm nga situata financiare e klubit por edhe nga faktorë të tjerë që lidhen me formën fizike të Nejmar. Deri më tani me skuadrën e Santos braziliani ka shënuar vetëm 2 gola dhe dhuruar 3 assist.