Rikthimi i Egli Takos brenda shtëpisë së Big Brother VIP ka trazuar ujërat brenda saj, por as jashtë nuk mungojnë risitë.

Pas daljes nga shtëpia, Egli shënoi një rritje të frikshme të ndjekësve në Instagram, por po aq shpejt po pëson një pikiatë.

Moderatori Ronaldo Sharka ka raportuar i pari ndryshimin e shifrave. Në foton e parë, shkruan se Egli ka humbur rreth 5 mijë ndjekës pas rikthimit në shtëpi. Numri i ndjekësve shënon 346 mijë.

Por një ndjekës i ka thënë se në fakt ka humbur 8 mijë, pra Egli ka pasur rreth 354 mijë ndjekës përpara hyrjes.

Në një tjetër postim, ajo numëron 345 mijë ndjekës, shifër e cila duket se ka tendencë të bjerë sërish.