Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur për koalicionin e arritur me Ilir Metën dhe 24 parti të tjera, u pyet nëse Meta kishte kërkuar që për zgjedhjet e 11 majit të ishte pjesë e listës së hapur. Kreu i PD, i cili i ka dhënë 4 mandate të sigurta Partisë së Lirisë, tha përmes një deklarate nga selia blu se Meta do jetë deputet për shkak të burgosjes së tij politike.

“Ilir Meta nuk mund të kërkojë emrin e tij në listë të hapur, sepse Edi Rama e ka burgosur atë, i tmerruar nga fushata që do të bënte Ilir Meta dhe vetëkuptohet që ai do të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, por do të jetë deputet për rrethanat politike, për shkak të burgosjes së tij politike do të jetë deputet i koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, u shpreh ush-kryeministri.

Nuk ka një përgjigje se cilat në cilat qarqe do i marrin 8 mandatet aleatët e Berishës, që 4 shkojnë për PL, 1 për Mediun, Dulen Dukën dhe Idrizin.

PD ka zhvilluar dhe zhvillon dialog me partitë e tjera të koalicionit opozitar, të cilat në tërësinë e tyre janë 1/3 e elektoratit shqiptar. Janë pra një kusht themelor i fitores tonë”, tha Berisha.

Një përgjigje indirekte e kishte për kryeministrin Rama, i cili prej kohësh e quan Berishën ‘buf kënete’.

“Në krahun tjetër kemi zhapinj, hardhucë, kukumjaçka, sorra, bretkosa, zhaba, por ne nuk merremi me to, merremi me qytetarët, merremi me Shqipërinë, me jetën e qytetarëve, madhështinë e tyre”, tha Berisha.

Krahas aleatëve tradicionalë thuajse të njëjtët edhe të zgjedhjeve të shkuara, ku sërish çamët e grekët do të jenë në të njëjtën ombrellë, për aleancën për “Shqipërinë Madhështore” Berisha ka thirrur në ndihmë edhe Kujtim Gjuzin, Selami Jenishehri, Sazan Gurin apo Kostaq Papën, ky fundit i njohur për deklaratën e tij të famshme në foltoren e Kuvendit më 2020 kur deklaroi se kur kishte qenë i ri me kaçurrela e lekë, vajzat që rrinin me të kishin pirë më shumë whisky sesa ujë.