BERLIN– Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Panairin e Turizmit në Berlin, ku Shqipëria është përzgjedhur si “vendi i nderit”, u shpreh se turistët duhet të vijnë për të eksploruar vendin tonën të gjithë larmishmërinë e tij.
“Do të vijnë për ne për bukuritë e maleve, për kënaqësinë e ngjitjes në to, për bukuritë e aventurave të tjerra si rafting në lumenj dhe kështu. Shqipëria ka për këdo një vend. Është një vend i vogël, por i larmishëm. Kemi gjithçka që e do një qenie njerëzore dhe e kemi në distancë të shkurtër”, tha ai. Ai tregoi pasurinë natyrore të Shqipërinë, e cila sipas kryeministrit e bën një vend unik.
“Kemi dy dete, nëntë lumenj, shumë male, lugina dhe liqene. Qershinë mbi tortë kemi shqiptarët, që janë unikë dhe nuk jemi asnjëherë të mërzitshëm si zviceranët”, tha ai.