Sot në Gurrakoc të Klinës iu dha lamtumira e fundit, 42-vjeçarit Mentor Palokajt, vëllai i reperit Unikkatil. Në ceremoninë funebre mori pjesë edhe vetë reperi Viktor Palokaj. Por në momentin që reperi është futur në varreza ka ndodhur një incident. Një nga personat e pranishëm, tektoi që të përplasjes fizikisht me një tjetër, për arsye që ende nuk dihen.

E vetmja gjë që dëgjohej ishte: Çfarë ke që shikon?

MOMENTI ME VIDEO:

Përplasja mund të agravonte edhe më tej, por të pranishmit në funeral i ndanë.

Mentor Palokaj pasditen e 2 marsit u gjet i pajetë në banesën e tij në Prishtinë. Lidhur me shkakun e vdekjes së tij ende nuk ka një njoftim zyrtar, ndërkohë policia më herët bëri me dije se në banesën e tij u gjet një armë zjarri si dhe lëndë narkotike.