Tashmë nuk është më befasi që Milan është i gatshëm të dëgjojë ofertat për yllin e tyre Rafa Leao dhe nëse ndonjëra prej tyre është bindëse, portugezi do të largohet nga kuqezinjtë.
Për Leao-n interesohen shumë klube të mëdha, por dy më të interesuarit për momentin janë Barcelona dhe Chelsea. Mediat spanjollë raportojnë se Barcelona ofron 40 milionë euro plus Ferran Torres, një propozim interesant për Milan-in.
Ndërkohë raportimet që vijnë nga Anglia ditën e sotme, nga burime pranë klubit të Chelsea-s, bëjnë me dije se “Blutë” janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për kartonin e portugezit.
Nuk përjashtohet as mundësia që në këtë operacion të përfshihen edhe lojtarë të tjerë, por në total Chelsea është e gatshmë të përmbushë shifrën 100 mlionë euro në këmbim të Rafa Leao-s.