Mbrëmja e kaluar nuk paska shkuar mirë për Eglin dhe Gjestin. Në rrjet përflitet se Gjesti e ka ‘bullizuar’ Eglin për një nishan që ka në këmbë.

E mesa duket, për shkak të kësaj, Egli është zgjuar e përlotur, e madje ia ka rrëfyer Danjës atë që përjetoi.

“Vë në mes jorganin, nuk më preku me dorë fare. Nuk jam ndjerë ndonjëherë më e flliqur. I thashë falendero Zotin që je këtu, se të ishe jashtë do të kisha fluturuar nga dritarja’.- tha Egli.

Por, Egli dhe Gjesti janë ballafaquar mëngjesin e sotëm dhe mesa duket, Gjestit nuk i ka pëlqyer një nishan që Egli ka në trup, e për këtë reagim, banorja është ndierë shumë e ofenduar.

Biseda mes tyre:

Egli: Me më ofendu më sikur më ke ofendu ti, nuk e toleroj. Hajde me të tradhtu… ai lloj reagimi, të keqen e të tradhtumes, ai lloj njorimi, përcmimi, shpifjeje, nuk më ka ndodhur….

Gjesti: Kurrë në jetë, ashtu sendi më të keq nuk kam parë. Nuk më ka ndodhur. Unë bukën prej toke e ha, por kur e pashë, menjëherë terr mu ka bo.

Egli: Qyqja, avash more.

Gjesti: Unë e kam mendu tjetër send, ti po thua më ke ofendu.