Nga takimi me të rinjtë në Vlorë, kryeministri Edi Rama komentoi edhe drejtësinë, ku tha se socialistët që kanë probleme me të janë me gishtat e dorës, por mbështetësit do bëhen 1 milion sipas tij.
“Shpatën që e ka në dorë drejtësia e mbante kryetari, aty te zyra ime ishte shpata. Sot atë shpatë e ka drejtësia, këtë e kemi bërë me vetëdije.
Është për të ndëshkuar më të fortët dhe prandaj ata që thonë socialistët janë nëpër burgje, na marrin të keqen.
Ata që përballen me drejtësinë janë me gishtat e dorës, ne që luftojmë për drejtësinë mund të bëhemi ndoshta dhe 1 mln”-u shpreh Rama.