“Çdo veprim që i ka rënduar atij unë i jam turrur si ujk të tjerëve, dhe ku jam unë tani?! Jam shumë e mërzitur… më vjen inat, më vjen gjynah për veten”, ishin këto fjalët që Egli tha pak orë para se të largohet nga shtëpia e Big Brother.
Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli reagoi përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Në një postim të ndarë me ndjekësit e saj, ajo ka shprehur ndjenja të përziera, duke treguar se ndonjëherë as vetë nuk e di si ndihet.
“Më keni pyetur shumë si jam. Ndonjëherë pyes dhe veten si jam. Dhe nuk di si ndihem. Unë vetëm di që kam një boshllëk brenda meje. Dhe nëse shikoj brenda vetes shoh ngjyrën e zbrazëtisë. Është diçka e çuditshme. Ndonjëherë shpëtoj veten dhe ndonjëherë nuk mundem. Thjesht di që në këto momente kam nevojë të ndjej ngrohtësinë e përqafimeve nga familjarët dhe miqtë e mi”, shkruan Egli./