Gazetarja e njohur, Juli Ristani ka komentuar së fundmi situatat dhe dinamikat më të fundit në këtë edicion të katërt të “Big Brother VIP”.

Juli pati një koment edhe në lidhje me daljen e Eglit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, si dhe qëndrimin e Gjestit.

“Edhe Gjesti nuk është më mirë në aspektin e shëndetit mendor. Ai fjeti me Rizartën, Egli prapë u nervozua, vajti iu ngjit. Mos të harrojmë edhe Gjesti është shumë i ngarkuar. Hedhja nga muri ishte bota fëminore, lozonjare e Gjestit. Ai nuk rri dot në një vend si hiperaktiv që është.

Eglit nuk i thoje dot një gjë kundër Gjestit, pranonte çdo gjë, vetëm këtë refuzonte. Si një i sëmurë që ka atë fazën që nuk e pranon, e refuzon. Hapja e syve, filloi të lëvizte atë mjegullën, me rrengun e dollapit, ndoshta pretendonte që Gjesti t’i kishte rrëfyer diçka. Për hedhjen nga muri e kishte paralajmëruar disi, ndoshta priste një sinjal”, tha ajo.