Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e bërë nga ish-deputeti Ervin Salianji, duke e lënë në burg.

Salianji ndodhet në burgun e Fierit prej 27 shtatorit 2024, ndërsa është dënuar për kallëzim të rremë, për dosjen e njohur me emrin “Babale”.

Gjyqi u mbajt në dhomë këshillimi, pa avokat të pranishëm.

“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të giykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, njofton Gjykata.

Më herët Gjykata e Lartë e refuzoi kërkesën e Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli, ndërsa në reagimet e bëra nga qelia, ai vijon të deklarojë se burgosja e tij është politike.