Kreu i LZHK Dashamir Shehi, foli për zgjedhjet parlamentare të 11 majit si edhe listat e kandidatëve, duke theksuar se kanë zgjedhur listat e hapura, pasi qytetarët shqiptar duhet të zgjedhin se kush duhet të shkojë në parlament.
Gjithashtu Shehi komentoi edhe qëndrimin e deputetit Dashnor Sula, i cili refuzoi ofertën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Kreu i LZHK e quan këtë vendim të tij “një gjest burrash”.
“Dash Sula ka bërë një gjest burra doli nga delet dhe u bo dash. Të tjerët le a gjykojnë si të kenë qejf. Ashtu si Dashi mendojnë të gjithë. E njëjta gjë është ke PS, por atje është repart ushtarak dhe nuk guxon njeri të thotë të vërtetë.
Të gjithë të pakënaqur janë por s’kanë kuraje ta thonë. Kanë vënë besnikët e vet, ato që i konsiderojnë besnikë. Pra gjithkush po përgatit çetën e vet. Ne jemi numri 9, po na votuan do na tregojnë se e kanë marrë mesazhin.
Kemi pritshmëri të mira. Unë jam optimist që këtij teatri Rama-Berisha, po i vjen fundi dhe besoj është një perceptim që e ka i gjithë populli shqiptar. Qoftë edhe për Europën që e ka bërë flamur zoti Rama. Zoti Rama na ka lënë kështu se ka 12 vite në pushtet. Ky premton një premtim banal.
Gjysma e shqiptarëve janë në Europë edhe pa Edi Ramën…Ky të bëjë arsimin e Shqipërisë si Europa, rrugët e Shqipërisë si Europa se janë një kazan plehrash”, tha mes të tjerash Dashmir Shehi në një intervistë në “News Line” në ABC News.