Deputeti Xhemal Qefalia, i ftuar në News24, ka vlerësuar punën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar ndikimin pozitiv të tij në fushatën elektorale dhe realizimet e shumta të bashkisë. Qefalia theksoi se Veliaj ka qenë i lidhur ngushtë me elektoratin dhe ka sjellë investime të rëndësishme në infrastrukturë dhe shërbime publike, përfshirë shkolla që plotësojnë standardet e Bashkimit Evropian.

“Veliaj i jepte një impakt shumë më pozitiv fushatës elektorale, ishte njësh me gjithë elektoratin. Të gjitha realizimet që ka kryer skuadra e bashkisë edhe nën drejtimin e zotit Veliaj janë aty”, tha Qefalia.
Deputeti theksoi se shkollat e ndërtuara gjatë mandatit të Veliajt, si shkolla “Luan Hajdaraga” dhe “Klodian Tanushi” në zonën e Freskut dhe ato në Zall Herr, janë një dëshmi e përkushtimit të Bashkisë për të siguruar arsim cilësor për qytetarët e Tiranës, duke i afruar këto investime edhe në periferi të qytetit. “Investimet e shkollave janë aty. Nëse më gjeni sot një shkollë ndërtuar në kohën kur ka qeverisure zoti Veliaj e cila nuk është e standardeve të Bashkimit Evropian atëhere hajde ta diskutojmë madje jo këtu në qendër të Tiranës. Tirana sot është një metropol, në dijeninë time Tirana sot ka një fluks të jashtëzakonshëm. Në Tiranë Brenda një viti vijnë dhe regjistrohen nëpër gjendje civile gati 20-25 mijë banorë të rinj, banorë të cilët kërkojnë jo vetëm strehimin e tyre që e ralizojnë vetë, por kërkojnë dhe kopshtin dhe shkollën, kërkojnë dhe kushte të tjera.

Këto shkolla që janë ndërtuar me standard të BE, njo vetëm në qendër, por janë ndërtuar edhe në zona rurale. Jo shumë larg kemi dy shkolla modern që janë tek zona e Freskut, shkolla “Luan Hajdaraga” dhe shkolla “Klodian Tanushi”, po kështu edhe në Zall Herr”, nënvizoi Qefalia.