Në rubrikën “Sy më Sy”, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve në Facebook. Rama u ndal tek procesi i integrimit europianë duke ritheksuar se në 2027 mbyllen negociatat.

“Kam besimin për të hyrë në BE, sepse për atë jam këtu. Dhe është një situatë e re për Europën. Europa kërkon të zgjerohet. Europa thotë se deri në 2027 duan të mbyllin negociatat me Shqipërinë, kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë. Ideja është që Shqipëria dhe Mali i Zi të hyjnë në BE. Serbia që i ka hapur negociatat në 2014 nuk ka shans të hyjë. Tek mundësia e parë jemi ne. Me 11 maj duhet bërë zgjedhje e duhur. Dhe duhet të vrapojmë dhe nuk duhet të luhate. Shko te fleta e votimit, numrin 5, Edi Rama, Partia Socialiste. Dhe më pas detyrimi jonë dhe i imi është të të japim pasaportën e BE, Shqipërisë dhe ty”, tha ai.

I dal tek pagat kryeministri Rama u shpreh: “Në sektorin publik paga mesatare sot është 1 mijë euro. Ndërsa paga mesatare e përgjithshmja e sektorit publik e privat është 830 euro. Ndaj duhet të futemi në BE që të kemi edhe në një buxhet ekstra” Ne hekurudhat i kemi nisur dhe do ti bëjmë sepse kemi marrë financime nga bankat europiane. Por duhet të futemi në BE që të kemi një buxhet ekstra. Nëse futemi në BE kemi 1 miliardë çdo vit dhe është 90 % grant dhe jo kredi pra nuk ke asnjë borxh që t’i kthesh”.