Një statujë bufi ishte dhurata simbolike që vlonjatët i bënë sot kryeministrit Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Vlorë.
“Kujt s’ja gjetën vlonjatët”, shkruan Rama në postim duke i shprehur falenderimet vlonjatëve për dhuratën.
Kujtojmë se Rama prej disa kohësh etiketon Sali Berishën si buf kënete, duke bërë thirrje që më 11 Maj të mos i japin votën atij, por Partisë Socialiste për të çuar siç thotë ai Shqipërinë në BE.