Kryeministri Edi Rama tha se duhet të investuar në shkolla politike për të edukuar të rinjtë.
“Të gjithë duhet të investojmë në shkolla politike, të ndihmojmë brezin e ri të kuptojë që politika nuk është e keqja, por është një instrument që njerëzim nuk mund të përballojë ta humbë, në të kundërt do të shkojmë drejt një jete mjaft të egër. Nuk ka asnjë vendim politik për të financuar edukimin politik për të ndihmuar të rinjtë që duan të merren me politikë të kuptojnë se çfarë është. Pa politikë njerëzit nuk mund të bëjnë asgjë, përveçse të vrasin e luftojnë njëri-tjetrin. Ajo çfarë po ndodh me median sociale është një shkatërrim i shumë gjërave, shkatërrimi i idesë së politikës. Jetojmë në një kohë kur kemi parë që antipolitika nuk mund të bëjë shumë, që ato që formohen nga urrejtja dhe nga tërbimi, cinizmi, por kanë pasur mundësi si parti që të vijnë në pushtet, kanë bërë gjëra të këqija. Është pikëpyetje e madhe se kush do ta ndryshojë këtë gjë sa i takon edukimit të brezit të ri me idenë e politikës dhe pastaj mund të zgjedhin të djathtën, të majtën apo PS fituese.”