“Ka aq shumë ndikime planetare saqë do të çuditeni të gjithë”, kështu e nisi fjalën e saj në studion e “Rudina” në Tv Klan astrologia Meri Shehu. Si çdo fillim muaji ajo bëri parashikimin astrologjik për 12-të shenjat e horoskopit. Në bazë të ndryshimeve planetare dhe dy eklipseve që do të ndodhin gjatë muajit Mars, ajo renditi shenjat nga ato më pak me fat deri në ato që do të triumfojnë dhe do të korrin sukses. Për secilën prej tyre astrologia dha dhe nga një këshillë.
“Ky është një muaj shumë i rëndësishëm. Nga sot Afërdita që është në shenjën e Dashit kthehet i kundërt dhe do të ndikojë shumë tek Dashët, Peshoret, Bricjapët dhe Gaforret. Kurse në fund të muajit kundërshtimi i saj do ta çojë përsëri në Peshk, kështu që Virgjëreshët, Binjakët, Shigjetarët dhe Peshqit do të kenë një fund muaji të çuditshëm ose do u jepet mundësia që të rregullojnë ato problematika që nuk kanë rregulluar deri tani. Por, kemi eklipsin e parë të vitit në datën 14 Mars, është një eklips hënor. Nuk quhet Hëna e plotë e ujkut, por hëna e plotë e qenit në këtë rast sepse këtë ndikim ka. Ka ndikim shumë të fuqishëm, ngjyrë blu dhe është në shenjën e Virgjëreshës. Është nga më të fuqishmit dhe është eklipsi i parë për këtë vit. Do të ndikojë shumë tek Virgjëreshët, Binjakët, Peshqit dhe Shigjetarët. Por, kthehet dhe Mërkuri i kundërt në datën 16 në shenjën e Dashit, pra do të kemi një ngatërresë të vogël në mes të muajit. Në datën 20 futet Dielli në Dash dhe paralajmëron pranverën dhe kemi barazimin e ditës e natës. Kemi Hënë e re në datën 29 Mars në shenjën e Dashit dhe një lajm tjetër nga më të rëndësishmit është që Neptuni më 30 Mars lë shenjën e Peshqve dhe futet në Dash”, tha astrologia.
12. Demi – Kthehet Afërdita e kundërt në Dash. Afërdita në shtëpinë e 12-të tregon paqartësi në jetën emocionale, ekonomike, punën dhe problematika me shëndetin apo të kaluarën. Plus Mërkuri do të futet në Dash në shtëpinë e tyre të 12-të kështu që priten prapaskena, biseda të fshehta të cilat do të komplikohen më Mërkurin e kundërt në Dash, kështu që Demët duhet të kenë shumë kujdes nga prapaskenat. Mbetet për t’u parë se si do ta shfrytëzojnë Demët, hënën e plotë në Virgjëreshë, kryesisht e kanë në marrëdhëniet erotike. Kujdes në çështjet ekonomike, punën dhe prapaskenat.
11. Bricjapi – Shenjë e tokës e cila me katërkëndëshin që do të ketë më Mërkurin në Dash dhe Afërditën e kundërt në Dash, problematikat që lidhen me çështjet familjare mund të rikthehen për t’u rizgjedhur. Por, shumë Bricjapë mund të kenë udhëtime, ndryshime vendi apo pune. Gjithashtu do të kenë dhe përkushtime të reja në çështjet familjare, hapet ajo tendenca për çështjet familjare. Gjithashtu mund të kenë dhe bashkëjetesa. Çështjet ekonomike-familjare do të jenë më të rëndësishmet.
10. Akrepi – Nuk janë në një pozicion shumë të mirë, por do ta shijojnë shumë muajin Mars sepse Afërdita dhe Mërkuri në Dash tregojnë që do të kemi një intensifikim pune dhe të jetës së përditshme. Pavarësisht se do të harxhojnë shumë energji dhe lekë. Megjithatë mund të marrin dhe një lloj pozitiviteti me Hënën e plotë në Virgjëreshë. Gjithsesi në fokus do të jetë rutina e jetës së përditshme, por dhe ndonjë ndryshim me pamjen e jashtme, estetike. Do të kemi dhe rikthime të marrëdhënieve erotike, aq më tepër ato që kanë të bëjnë me punën.
9. Peshoret – Duke qenë se e kanë Afërditën përballë shenjës së tyre, ajo kthehet e kundërt sot, futet dhe Mërkuri përballë shenjës së tyre dhe do të intensifikohen shumë marrëdhëniet e bashkëpunimet të cilat rreth datës 16 mund të vonohen ose të keqkuptohen. Gjithë Peshoret që kanë pasur keqkuptime në një marrëdhënie të rëndësishme ose në martesë këtë muaj e kanë të destinuar që ta shikojnë më me kujdes. Rreth datës 14 duhet jenë më të kujdesshëm me anën shëndetësore. Kujdes burrin-gruan.
8. Virgjëresha – Keni Hënën e plotë, eklipsin e parë të këtij viti në jetën tuaj. Në jetën personale dhe në çështjet profesionale do të keni ndryshime të rëndësishme. Diçka do të zbulohet, do të zbulohet e vërteta. Pjesa e Hënës së plotë është thikë me dy presa. Në çështjet ekonomike mund që të keni një rregullim ose të tentoni që përgjatë gjithë muajit të Mars të rregulloni ato prapambetjet ose ngatërresat që keni pasur. Rreth datës 16 fillon një tendencë për të rregulluar gjërat. Merruni me veten, kujdes nga e vërteta dhe ajo se çfarë ju thonë të tjerët.
7. Binjakët – Rikthehet Afërdita e kundërt në Peshk pas datën 25 dhe do të rimarrin një pozicion që u duket sikur e kanë të humbur. Do të kenë se ku të kapen për të avancuar me karrierën dhe mundësitë e tyre. Ky muaj ka të bëjë më shumë me dukjen e qëllimeve se sa me karrierën në tërësi. Jupiteri është në shenjën e tyre prandaj dhe këto 2-3 muaj duhet që t’i shfrytëzojnë mirë për të arritur atje ku duan. Megjithatë rikthime nga e kaluara dhe partneritet do të ndodhin, por rreth datës 16 do të kemi dhe ngatërresa. Kujdes mos u hapni më shumë se sa duhet.
6. Peshqit – Neptuni do të ikë nga shenja e tyre. Këta në fund të muajit ose do të fillojnë një revansh të madh ekonomik ose një humbje të madhe ekonomike. Por, për momentin do të merren shumë me çështjet ekonomike, do të rregullojnë probleme dhe do të shikojnë se ku janë. Do të kemi një pikë delikate ose një shkëputje bashkëpunimesh rreth datës 14, me Hënën e plotë në shenjën e tyre. Por, mund të kemi dhe një problematikë në çift.