Avokati Edmond Petraj, tha se listat e PD rrezikojnë të bien nëse Selami Jenisheri bën kallzimin për mosdhënien e autorizimit.
Avokati sqaroi në ‘Real Story’ se kjo gjë hynë te krimet zgjedhore dhe rrezikohet të futet në zgjedhje pa PD ose nëse zgjedhjet bëhen, do të ketë persona që do të rrezikojnë mandatin.
“Parlamenti i ardhshëm do ketë turbulenca sepse shumicat i ke në lista dhe hetimet vijojnë. Në dy nga kallëzimet që janë në SPAK ku është edhe vetë Berisha, nuk e di nëse ka nisur kjo pjesë e hetimit.
Kemi edhe për 21 janarin të cilët rrezikojnë fatalisht dhe një pjesë të mbështetësve përvec Berishës.
Është kapur një element për zgjedhjet. Jenisheri është kazuz shumë i fortë pjesa e së cilit ka firmosur, por nuk kemi dhënë autorizmin e dikujt të jepte listat.
Bie komplet lista e PD, nëse ai bën kallëzimin. Është pjesë e procedurës. Ai e tha vetë që do bëj kallëzimin.
Nëse e bën atë, do të ketë zgjedhje pa PD ose nëse zgjedhjet bëhen do të ketë persona të vecantë që do rrezikojnë mandatet. Hynë te krimet zgjedhore”, tha Petraj.