Në ‘Studio live’ në Report Tv, gazetari i njohur Poli Hoxha por dhe avokati Edmond Petraj thonë se hetimet për dosjen e ’21 janarit’ ku u vranë 4 protestues nuk mund të zgjaten pa fund.

Gazetari Hoxha thotë se hetimet duhet të niseshin me ata që prishën provat në kryeministri gjatë kohës që në krye të saj ishte Sali Berisha.

Poli Hoxha: “Me 21 janarin mund ta nisësh me ata që u prishën provat. Aty u fshinë me fshesë provat atë natë. Nuk u la garda të shkonte në prokurori. Nuk u lejua të zbatohej urdhri i prokurores të jepte dëshmi.
Avokati: U hoq gardhi brenda javës
Petraj: U hoq gardhi e u ndryshua serveri.
Avokati: U gjuajt me armë tejshpusë nga tunelet e kryeministrisë ..

Avokati Petraj zbulon se në çfarë faze ndodhen këto hetimet.

“21 janari po skanohet në filtër çdo person i përfshirë. Plus po bëhet analiza e audios që po kalon në skaner të mirëfilltë ekspertësh për të nxjerrë autenticitetin që ka ai përgjim. Edhe pse nuk është marrë në mënyrë të ligjshme. Nëse faktohen zërat atëherë kemi fshirje të provave, kemi heqje të murit rrethues kangjella që bënin rikoshetë e kanë vrarë persona të ndryshëm” thotë Petraj.