Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit Vlora Hyseni ka hedhur firmën në ristrukturim e kupolës drejtuese në drejtorinë e një qarku në vend. Sipas burimeve të gazetarit Muhamed Veliu, këto ndryshime janë ndërmarrë në drejtorinë e një qyteti problematik e ngjarje të rënda kriminale në të shkuarën. Të njëjtar burime tregojnë për një nivel bashkëpunimi të disa zyrtarëve të SHISH në këtë drejtori me grupe të krimit të organizuar dhe shitjen e informacioneve.

Të dhënat me të cilat është njohur drejtoresha e SHISH kanë qenë shqetësuese dhe e kanë detyruar të reformojë kupolën drejtuese në këtë drejtori. B. D. drejtues drejtorie në këtë qytet është larguar për të vijuar punën si inspëktor terreni në Tiranë. Drejtimin e SHISH në këtë qytet Vlora Hyseni, sipas gazetarit Veliu, ia ka besuar ish nëndrejrorit të Fierit S.A.

Kryetari degës së narkotikëve E.L për disa vite në këtë drejtori me dosje në Drejtorinë e Sigurisë së Personelit për lidhjet e papërshtatshme me grupe kriminale në Shkodër, do t’i duhet të merret me gjurmimin e spiunazhit larg informacion mbledhjes në fushën e narkotikëve. Ish-drejtori drejtorisë së këtij qyteti A.A pasi u tranferua ne Aparatin Qëndror të SHISH në Tiranë vitin e shkuar, do t’i duhet ta vijoj punën si një inspektor i thjesht.