Pas intervistës së dhënë për podkastin e djalit të presidentit amerikan Donald Trump, udhëheqësi serb Aleksandër Vucic flet për një tjetër podcast, që ka fije lidhëse me administratën e re në Uashington.

Bëhet fjalë për emisionin e përjavshëm të Mario Nafal, në rrjetin social x, që sipas mediave serbe është i preferuari i Elon Musk.

Duke komentuar protestat disamujore në vendin e tij, Vuçiç i cilësoi ato një përpjekje për të rrëzuar qeverinë në rrugë nga opozita që nuk është në gjendje të fitojë zgjedhjet.

“Ata duan të më rrëzojnë mua, dhe kaq. Kjo është arsyeja e vetme që protestat nuk ndalen”, tha Vuçiç, duke këmbëngulur se në rebelimin e organizuar morën pjesë kryesisht përfaqësues se elitës se frustruar.

Duke ju referuar tubimit të fundit në Nish, Vuçiç tha se bëhej fjalë për një “lloj turizmi protestues…”

Atje shkuan 11 mijë kryeqytetas. Bënë një shëtitje, disa fotografi për Instagram dhe kaq”, shtoi më tej Vuçiç për podkastin në X.