E ftuar në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë Amber, e cila përfundoi rrugëtimin e saj mbrëmë.

Ajo u eleminua nga gara pas një nominimi përballë Laertit dhe Rozanës pasi ishte Gerta ajo që me Kutinë e Pandorës bëri këtë zgjedhje.

Sipas Amber kush ka qenë dalja më e dhimbshme?

Mendoj se më e dhimbshme ka qenë dalja e parë sepse e thashë edhe në studio para se të rihyja në shtëpi që është thikë me dy presa për faktin se unë shkova dhe gjeta lojtarë që kishin dy muaj të izoluar, të lodhur dhe dinamikat në shtëpi kishin ndryshuar plus edhe personazhet me njëri-tjetrin. Jo se e gjeta veten jashtë loje por nuk ishte më ajo pjata e servirur që edhe ti të gjeje veten aty ku duhej. Duhej pak kohë.

Çfarë ka kuptuar Amber nga ky rikthim?

Kuptova që Big Brother-i ta jep mundësinë vetëm njëherë në jetë dhe ti në atë shtëpi duhet të shkosh vetëm njëherë.

Si e priti zgjedhjen e Gertës?

Gerta ka qenë e para banore që me hyrjen time është ndjerë e kërcënuar. Plus java ime e parë ka qenë një tmerr për të ruajtur veten që të mos jepja asnjë informacion nga jashtë. Mënyra se si do të sillesha me banorët sepse dhe ajo është një informacion nga jashtë dhe kjo ka qenë një luftë.