Estonia ka miratuar një projektligj që ndalon qytetarët rusë dhe qytetarët jo-BE që banojnë në vend të votojnë në zgjedhjet lokale. Kryeministri Estonisë Kristen Michal tha se masa ishte “një fitore për të gjithë”. “Vendimet në jetën tonë lokale nuk do të merren nga qytetarët e shteteve agresore, por ne do të vendosim vetë”, shprehet ai në një postim në platformën X.
Kufizimet, nëse nënshkruhen në ligj, do të ndalojnë qytetarët rusë dhe qytetarët jo-BE të votojnë. Gati 80,000 qytetarë rusë kanë një leje qëndrimi në Estoni, një ish-republikë sovjetike e cila rifitoi pavarësinë e saj në 1991.