Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me Zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të NATO, Radmila Shekerinska, ku në fokus ishte bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Aleancës në Tiranë.
Në një postim në rrjetin social X, Hoxha e cilësoi takimin si produktiv, duke theksuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën. Gjithashtu, palët diskutuan mbi situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat aktuale.
Kreu i diplomacisë shqiptare konfirmoi linjëzimin e plotë të vendit me prioritetet e NATO-s në prag të Samiti i NATO-s në Ankara, duke nënvizuar se Shqipëria do të vijojë modernizimin e Forcave të Armatosura dhe rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen gjatë vitit 2026.
Në këtë kuadër, Hoxha theksoi edhe rëndësinë e zhvillimit të industrisë vendase të mbrojtjes përmes investimeve strategjike dhe partneriteteve afatgjata.
Një tjetër pikë kyçe e diskutimit ishte organizimi i Samiti i NATO-s në Tiranë, i cili pritet të jetë i pari i këtij niveli në rajon. Sipas ministrit, Shqipëria është në koordinim të vazhdueshëm me selinë e NATO-s për të garantuar një organizim të suksesshëm dhe me ndikim të rëndësishëm.
Sa i përket rajonit, Hoxha dhe Shekerinska nënvizuan rëndësinë e angazhimit të qëndrueshëm të NATO-s për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ministri shqiptar rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen për misionin paqeruajtës KFOR, duke theksuar rolin e tij kyç në garantimin e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë.




















