Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, analizoi zhvillimet e fundit politike lidhur me listat e opozitës dhe mazhorancës.
Kadilli ishte i ftuar në emisionin ‘Frontlin’ me Marsela Karapançon në Report Tv, ku komentoi strategjinë dy partive kryesore në vend.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka strategji mbështetjen e SPAK-ut dhe reformën në drejtësi.
Të jemi i sinqertë Rama ka një gjetje strategjike. Ai ka një sfidë dhe një ka konsum. Ai po organizon ripërtëritjen e ekipit. Të vjetërit do largohen dhe përtëritja që ai bën, i siguron neutralizmin për cështjen që ai ka më shumë problem, pikërisht konsumin. Edhe sikur mos të ishe drejtësia në lojë, edhe sikur me bakllava dhe embëlisra t’i mbash, votuesi do mërzitet. Pra është konsumi. Këtu ka një element tjetër strategjik që ka Rama. Raporti me Reformën në Drejtësi. Ai dhe kur i ka dhëmbur shumë një goditje e ka gëlltitur. Rama di që vazhdon të jetë në pushtet sepse mbështet SPAK-un, sepse 75 përqind e shqiptarëve mbështesin SPAK-un. Pra strategjikisht Rama ka bërë dy gjëra që do t’i japin rezultat. Nuk ka çeduar te Reforma në Drejtësi dhe te konsumi, që po bën ripërtëritjen’, tha ai.
Kadilli komentuar dhe zhvillimet në kampin e Partisë Demokratike. Ai ka vendosur theksin tek primaret duke i qujatur një fallcitet.
Nga ana tjetër, Kadilli e ka quajtur koalicionin ‘Shqipëria Madhështore’, si koalicioni i ‘Humbjes Madhështore’.
Primaret i bëri jo sekondare por më keq se sekondare. Berisha e njeh shumë mirë partinë. Zoti Berisha e di nga erdhën votat në Qarkun e Korçës. Më lër të them në mënyrë të ndershme pa të thënë emrin. Kam folur me një kryetar dege. Për 1 javë më tha u çanë telefonat, nuk pushonin për të kërkuar votat. Tani që kaluan primaret askush nuk duket te dera e partisë. Ai që quhet Koalicioni për Shqipërinë Madhështore është Koalicioni i Humbjes Madhështore. Dy gjera më vinë në mend. E para Berisha mbetet një politikan i kompleksuar. Ai e di që nuk do votohet dhe i duhen fajtorët. I duhen ata 25 veta që të gjejë fajtor. Ai nuk u di as emrat atyre 25 vetave që ka në koalicion.
Kadilli ka folur dhe për zgjedhjen e ish-Presidentit Ilir Meta për të kandiduar në listën e hapur duke thënë se ai me këtë garim po tenton të ndihmojë Berishën.
“Partia e Lirisë është në degradim total. Kur të majtët shohin degradimin shkojnë te e majta dhe e majta shkon te Edi Rama. Në çdo sondazh nuk dalin më shumë se 2 deri ne 3 përqind. Zoti Meta e do këtë garim, për t’i thënë demokratëve, që t’i japi një dorë Berishës që ja Meta po sakrifikon. Metës nuk i hyn në punë mandati sepse ai nuk del dot.