Dy ish banorët e Big Brother Vip Albania, Sara dhe Bardhi janë shumë të përfolur në media rozë.
Dyshja ka vendosur që lidhjen e tyre ta vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë, ku edhe para ca muaj erdhi në jetë edhe vajza e tyre, Nea.
Gjatë ditë së sotme Bardhi ka bërë të ditur se janë kurorëzuar me Sarën në xhami.
“Une po prisja me padurim që kurorëzimi ( nikahu ) im me Sarën të bëhej ne muajin e shenjtë të Ramazanit dhe të ishte ditë e Premte ( E Xhuma ).
Me ndihmën e Zotit mu realizua dëshira, vec na u desht me prit 1 vit.
Faleminderit @saragjordeni qe pate durim 1 vit per kte ditë të shenjtë per ne te dy, edhe që per diten e sotme iu pershtate zakoneve të fesë Islame, e vec po du me t’thone që shume po t’ka hije”, ka shkruar Bardhi.