Shefi amerikan i Pentagonit, Pete Hegseth është vënë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për skandalin që u bë publik lidhur me komunikimet sekrete në aplikacionin “Signal”.

Hegseth është vënë re me një tatuazh të ri në krahun e tij. Teksa ka postuar disa foto në rrjetet sociale, ai ka shfaqur tatuazhet e shumta që ka, e për të cilat është kritikuar edhe më parë nga mediat e majta të cilat kanë hedhur dyshime se disa prej atyre tatuazheve janë simbole të grupeve të ekstremit të djathtë.

Megjithatë, gjithë vëmendjen e ka marrë një fjalë arabe e bërë tatuazh në krahun e tij. Dhe është fjala “Qafir” apo “Kafir”, që do të thotë i pafe dhe është një prej fjalëve më të rënda mes myslimanëve.

Sipas disa komentuesve, ai nuk e ka patur këtë tatuazh dhe e ka bërë pasi ka marrë detyrën.