Xhovana Nikolli ka reaguar pas kontrollit që SPAK ka ushtruar në banesën ku jeton modelja me motrën e saj në Elbasan.
Nëpërmjet një Insta Story, Xhovana ka shprehur se SPAK ka sekuestruar sende private pa urdhër gjykate.
Modelja në Insta Storyn e saj ka njoftuar se Prokuroria e Posacme ka sekuestruar telefonin e prindërve të saj.
Reagimi i Xhovana Nikollit:
Motrave Nikolli në verën e vitit të kaluar ju vendos një sasi eksplozivi në derën e banesës ku jetonin me qira.
Nga shpërthimi i tritolit u dëmtua banesa e Enea Thomarajt duke e lënë në koma për 3 muaj dhe më pas humbi jetën.
Hetimet kanë zbuluar se shpërthimi me tritol në lagjen “Haxhias” ka patur si shënjestër dy motrat. Në momentin e shpërthimit ato kanë qenë në banesë, por nuk pësuan dëmtime.
Xhovana Nikolli është bashkëjetuesja e Amarildo Xhanej nga Shkodra, të arrestuar në Gusht të 2023 në Vlorë.
Ai u kap me armë silenciator, pas informacioneve se do të kryente vrasje në qytetin bregdetar.
Një nga pistat ku po hetohet janë edhe konfliktet e mundshme të vetë Xhovana Nikollit, që krahas lidhjes me të akuzuarin për vrasje, është bërë e njohur përmes videove të publikuara në rrjete sociale.
Ndër to ishte edhe një mesazh ndaj Nuredin Dumanit, një tjetër të penduari të drejtësisë.
Këto pretendime bënë që dosja hetimore e kësaj çështje të kalojë në SPAK.