Pasi u pritën jashtë me protesta nga disa qytetarët shqiptarë drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla dhe deputeti socialist Lavdrim Krashi zhvilluan takimin e parashikuar me mbështetësit e tyre në Britaninë e Madhe.

Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se në këtë moment të rëndësishëm ku për herë të parë në këto 33 vite diaspora ka të drejtën për të votuar.

“Kur erdha për herë të parë në tetor mes jush vura re se mes jush kishte shumë që nuk e besonin se do të realizohej vota e Diasporës.

Madje edhe në Tiranë ka pasur shumë të tillë që nuk e besonin deri në momentin e fundit”, u shpreh Balla.