Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili nuk u lejua të merrte pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, ka mbërritur sot në Kosovë.
Thaçi ka shkuar menjëherë të varrezat ku prehet babai i ndjerë, me një kurorë me lule.
“Te varri erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë do t’i falenderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shkruhej në kurorë.
Ai nderoi varrin e babait dhe i përshëndeti nga larg njerëzit që po i shprehnin ngushëllime në Burojë të Skenderajt.
Fotot e Thaçit i vetëm përballë varrit të babait kanë bërë xhiron e mediave dhe portaleve.
Megjithatë ai nuk e ka dhënë veten dhe iu ka dhënë kurajo mbështetësve të vet, duke i përshëndetur me grusht.