Në shumë vende të Europës shpërthimet e fruthit janë kthyer në shqetësim për autoritetet shëndetësore. As në Shqipëri nuk mungojnë rastet ndonëse jo në të njejtat shifra si në rajon. Instituti I Shëndetit Publik konfirmon 12 fëmijë nga 0 në 14 vjeç të prekur prej tij nga janari në mars. Dominojnë të vegjlit pa mbushur katër vjeç dhe shumica prej tyre janë zbuluar në Fier. Janë trajtuar në spital dhe aktualisht mjekët thonë se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pra 10 nga rastet janë nën 4 vjeç, 1 rast 9 vjeç dhe 1 rast 14 vjeç. Nga këto raste 9 të pavaksinuar, 75% të pavaksinuar 3 vetëm me një dozë pra nuk ka përfunduar skema e plotë e vaksinimit. Mbizotëron në Fier me tetë raste, 1 Vau I Dejës, 1 Lezha, 2 Tirana. Shumica e rasteve janë pa lidhje epidemiologjike, por në rrethin e Fierit është vënë re një shpërthim në një kopsht.”

Me qëllim frenimin e përhapjes së infeksionit autoritetet shëndetësore I bëjnë thirrje çerdheve, kopshteve dhe shkollave të mos pranojnë fëmijë pa kartelë vaksinimi. Ndërsa prindërve të bëjnë kujdes pasi në ditët e para fruthi ngjason me infeksionet e rrugëve të frymëmmarrjes dhe ka transmetueshmëri të lartë.

“Ajo që është e rëndësishme për institucionet parashkollore dhe shkollore të mos pranohen fëmijë të pavaksinuar sipas kalendarit kombëtar sepse bëhen burim për përhapjen e fruthit dhe tek fëmijët e tjerë. Fruthi është një sëmundje që përhapet nga kontakti I ngushtë I fëmijëve me një tjetër përmes spërklave të ajrit. Raporti infeksion sëmundje është 1 me 1, nëse ke kontakt probabilititi është 100% për tu prekur. Nis me temepraturë të lartë 38 gradë edhe më e lartë, karakteristikë në fillim, ka dhe shenja si skuqje të syve rrjedhje hundesh mund të ngatërrohet dhe me viroza respiratore. Pas kësaj periudhe 2 -3 ditë që ka temperaturë fillon shfaqet rash ose këto njollat e kuqe.” Fruthi mund të shkaktojë ndërlikime serioze të shëndetit dhe mund të çojë deri në humbje jete. Vaksinimi kundër tij kryhet në dy doza që aplikohen në moshën një dhe pesë vjeç.

“Duke u nisur nga situata epidemiologjike nga vendet e rajonit, në kontinentin europian janë me mijëra rastet me shtimin e lëvizjes së popullatës familjarëve rritet mundësia e infektimit.”

Aktualisht në vendin tonë kanë marrë dy dozat kundër fruthit sipas Institutit të Shëndetit Publik rreth 92% e fëmijëve, por sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbulesa vaksinale e nevojshmë për të parandaluar shpërthimet e sëmundjes ngjitëse duhet të jetë 95%.