Biznesmeni Gjergj Luca ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shoqërinë e analistit Ilir Demalia. Ai duket se ka marrë me vete nga Shqipëria dhe hallin e kreut të PD-së, Sali Berisha, “Non Gratën” nga DASH.

Në një video të publikuar nga vetë Luca, duket se po bën përpjekje galopante për të pastruar imazhin e kreut e PD në sytë dhe letrat e shtetit amerikan.

Me kapelen “Make America Great Again” biznesmeni futet me vrull dhe shpresëplotë në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut, për t’i hequr “non gratën” Berishës, ndërsa analisti Demalia nuk humb asnjë moment për të fotografuar këtë moment historik.

Në fund duket se përpjekjet e Lucës për ç’damkosjen e Berishës kanë rezultuar të pozitive.

Biznesmeni del nga Gjykata Supreme me foton e kreut të PD-së dhe nënshkrimin “Free Berisha”.

Nga çehrja e tij duket i lemerisur nga çfarë mund të ketë parë e dëgjuar se përse u shpall “non grata” Berisha, por sidqoftë përpjekjet duket se janë marrë parasysh. Të shohim tani.