Kandidati për deputet në Partinë Demokratike për qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, thotë se kandidatët e PD janë njerëz të spikatur dhe me kontribut.
“Pjesëmarrja e anëtarëve të PD në qarkun e Lezhës në primare, dha një impuls tjetër pozitiv. Po ta shohësh nga numri i shifrave si në PD e Lezhës, Kurbinit apo të Mirditës, numri i pjesëmarrjes ishte superlativ dhe në vetvete përbënte faktorin e entuziasmit për të gjitha strukturat e PD.
Optimizmi është jashtëzakonisht shumë i madh, sepse strukturat e PD po fillojnë fazën e ndezjes së motorrëve. Nuk është e vërtetë ai ritmi që secili prej nesh duhet të presë sepse PD doli edhe nga disa procese të mundimshme, siç ishte edhe procesi i bashkimit të strukturave sepse baza ka qenë e bashkuar.
PD vjen me një optimizëm shumë të madh, dhe kandidatët që PD ka listuar në listën për deputet, bashkë me koalicionin, janë kandidatura të spikatura, njerëz që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në komunitet. Shpresojmë që të ruajmë 4 deputetët në parlament, pse jo të shtojmë numrin e tyre”, tha ai.