Christian Pulisic dhe Tijjani Reijnders kompletuan një tjetër përmbysje për Milan-in nën urdhërat e Sergio Conceiçao duke mposhtur Como-n këtë të shtunë, në Serie A.

Kuqezinjtë morën fitoren e dytë radhazi në Serie A dhe tani përgatiten të përballen me Napoli-n në ndeshjen e radhës, e cila do të vijë më 30 mars, pas pauzës së kombëtareve.

Ishte Como e teknikut Fabregas që mori epërsinë (33’) kur Lucas da Cunha gjuajti ë hyrje të zonës me këmbën e majtë për të gjetur në këndin e poshtëm të shtyllës së parë.

Como gjeti rrjetën në fillimin e pjesës së dytë sërish me Da Cunha-n, por VAR-i ndërhyri për një pozicion jashtë loje nga francezi, i cili kishte vetëm një pjesë të vogël të trupit të zbuluar.

Në vend të kësaj, pak çaste më vonë Milan-i gjeti golin e barazimit. Një pasim i Reijnders-it e dërgoi Pulisic-in në një pozicion gati horizontal, por amerikani arriti të shënonte nga një kënd në dukje tepër i vështirë.

Milan-i ishte i pafat që nuk e ktheu lojën në minutën e 69 kur Reijnders gjeti traversën pas një lëvizjeje gjithëpërfshirëse nga e majta në të djathtë.

Megjithatë, goli i avantazhin nuk do të vononte.

Tammy Abraham dhuroi një asistim mjeshtëror për Reijnders-in dhe mesfushori holandez ruajti gjakftohtësinë e tij për të mposhtur Jean Butez-in në këndin e poshtëm të afërt nga gati 12 metra.

Ruben Loftus-Cheek u rikthye pas një pushimi të gjatë dëmtimi, ndërsa Dele Alli-t iu dha debutimi i tij në Serie A për Como-n, ndeshja e tij e parë që nga shkurti 2023, ndonëse ai u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit.

Pavarësisht se ishte me 10 lojtarë në fushë dhe pa se Cesc Fabregas-in, i cili u përjashtua gjithashtu për protesta, Como vazhdoi të shtynte dhe shpërdoroi një rast të mirë në minutat e fundit.

Me fitoren, Milan-i shkon në kuotën e 47 pikëve, duke qëndruar në vendin e shtatë në Serie A. Zona Champions League është ende larg tyre, 5 pikë.

Përsa i përketë Como-s, skuadra gjendet në vendin e 13 në Serie A me 29 pikë. Ata janë 7 pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

“Dialli është ai”, gol assist, Rejders zgjon Milanin, shkruan ditën e sotme e përditshmja italiana “La Gazzetta dello Sport”, referuar një tjetër performance shumë të mire të mesfushorit holandez të Milanit.