Nga Ulsi Manja

Dibra dhe Tirana, më në fund një!

Shkrepa një foto të rastësishme mes qindra të tillave sot — nga burra në moshë që qanin nga gëzimi, deri te fëmijët e një krahine me histori, që janë rritur me ëndrrën e Rrugës së Arbërit, rrugës së karvaneve të Dibrës.

Lot gëzimi dhe krenarie, një emocion që nuk do ta harroj kurrë!

Shekuj me radhë, karvanët e Dibrës kaluan Qafën e Murrizit me mundim, duke ëndërruar një rrugë që nuk erdhi kurrë… derisa një shtetar me vepra tha: “Rrugën e Arbrit do ta bëj!” Dhe e bëri!

Sot e përgjithmonë, Dibra nuk është më thjesht një histori sakrifice, por një simbol i zhvillimit dhe dinjitetit të merituar. Faleminderit, Edi Rama, që e lidhe Dibrën me zemrën e kombit dhe dibranët mes tyre!

Nga sot, për këtë degë të rëndësishme të kombit siç është Dibra, historia do të shkruhet ndryshe!