Nga Berat Buzhala
“Kur i ke rrëmbyer njeriut gjithçka, ai nuk është më nën pushtetin tënd. Ai është përsëri i lirë” – Aleksandr Solzhenitsyn. Hashim Thaçi u shfaq prape sot. Te varri i babes. Dukej me i pamposhtur. Dukej sikur vdekja e babes ia kishte dhene fuqine e nevojshme per t’i kaluar edhe metrat e fundit te kesaj maratone sfilitese.
Hashim Thaçit nuk kane cfare ti marrin me. Ia moren 5 vjet jete, por jo edhe lirine. Prandaj kjo pamje dhe kjo fotografi. Ata qe po e ruajne me maska po duken te burgosur, kurse ky i lire. Robert Sands ka qene nje pjesetare i IRA-s irlandeze, i cili kishte vdekur ne burg ne greve urie, i arrestuar nga forcat mbreterore.
Ai kishte thene: Ata s’kanë asgjë në arsenalin e tyre imperial që mund ta thyejë shpirtin e një irlandezi që refuzon të thyhet. Hashim Thaçi e ka shpirtin e shqiptarit qe refuzon te thyhet, kurse kundershtaret e tij nuk e kane me asnje arme qe mund ta perdorin kunder tij. I kane perdorur te gjitha. Kjo foto duhet me qene fotoja qe duhet te perdoret neper billborda kur te vjen momenti me i debu prej zyreve ata qe i kane pushtu ato.