Kreu i qeverisë Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve që i janë drejtuar nga publiku në videon live, që mban në Facebook.

Një prej komenteve ishte në lidhje me hetimet e SPAK në drejtim të figurave politike të PS, duke i thënë se do duhet që ai të bëjë një “kontroll” shumë të mirë të njerëzve që përfshinë në parti.

Rama tha se kjo nuk është as e ligjshme dhe as e moralshme, që të bëhet ‘hetim’ i personave, por shtoi se SPAK i cili ka kapur disa emra të politikës, është rezultat i përpjekjes së tij dhe PS për reformën në drejtësi.

“As me ligj, ligji nuk e lejon që unë të bëjë kontrolle siç i imagjinon ti, as me traditë nuk bëhet… mos harro që hetimet e SPAK i solli përpjekja dhe rezultati i përpjekjes time me vetëdije të plotë së bashku me skuadrën time për të bërë reformën në drejtësi dhe për të hapur rrugën e pastrimit nga një llum shumë i madh që ishte mbledhur në fyt të kombit shqiptar”, tha Rama.