Gazment Bardhi, në një dalje mediatike, ka raportuar se procesi i Primareve është spektakolar dhe një proces demokratik, një proces i rallë statutor. Në fakt, Bardhi dhe të tijtë, mbetjet e Lulzim Bashës në PD, njerëzit që iu hodhën gaz lotsjellës dhe veshën me hekura, llamarina, selinë e PD-së janë kryesorët që kanë kundërshtuar procesin e Primareve në PD.

Pasi siguruan vetën e tyre, pra Bardhi, Gjekmarkaj dhe disa të tjerë për të qenë në lista të mbyllura nuk pranuan Primaret, por pazari ishte i thjeshtë, marrim listat e mbyllura për vete dhe të tjerët rrinë në Primare.

Kështu ndodhi, Bardhi siguroi vendin e tij, të Gjekmarkajt dhe ndonjë tjetri, ndërsa të tjerët i la në votim, ndërkohë që deklaronte se nuk duhej të kishte fare Primare, tani thotë se është proces serioz, statutor dhe se ka pritshmëri të mëdha.