Unikkatili ka reaguar pas lajmit për vdekjen e vëllait të tij, i cili u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Këngëtari ka bërë një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale, teksa ka ndarë një foto me të vëllanë gjatë fëmijërisë.
Ndër të tjera, ai thotë se e konsideronte si shokun e tij më të mirë duke theksuar se ka përjetuar shumë gjëra të rënda edhe pse ka qëndruar gjithmonë i buzëqeshur.
“My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë. Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun. Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhe te ti. Përjetove gjôna që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm n’ôndrra. Zemra ême u thý në miliarda copa Përshëndetja e fundit jipet të Enjten (06.03.2025) prej orës 9 te restaurant Fenix n’Klinë. Varrimi të njëjtën ditë në orën 13:00 te varrezat e kishës së Gjurakocit”, shkruan këngëtari.